Showbiz

Cilët janë beqarët e lumtur të horoskopit?

Cilët janë beqarët e lumtur të horoskopit?

Lumturia mund të gjendet edhe tek vetmia. Madje marrëdhënia e parë që duhet të krijoni është ajo me veten tuaj. Dhe sigurisht të ndiheni rehat. Shenja të ndryshme, kanë raport të ndryshëm me beqarinë. Cila shenjë je ti?

Dashi

Një vajzë me shumë forcë, luftarake e që nuk humbet në deluvionet e dashurisë. Lufton, por për një dashuri tek e cila beson, përndryshe je më mirë me veten.

Demi

Mikpritëse dhe pasionante. Të pëlqen ta ndash jetën me dikë, por jo kur nuk të lejon të bësh ato që do.

Binjakët

Je e hapur dhe nuk mbyllesh në vetvete kur je single. Për ty është njëherësh tërheqëse si të jesh vetëm si në një lidhje.

Gaforrja

Do të jesh gjithmonë në një marrëdhënie, sepse vdes të kujdesesh për ata që do. Për partnerin je gati të bësh gjithçka, edhe të fluturosh. Po sigurisht që pret të njëjtën gjë nga tjetri. Gjithsesi nëse je vetëm, di të kujdesesh për veten si asnjë shenjë tjetër.

Luani

Beqar? E ku qëndron problemi këtu? Megjithatë je një shenjë që rrallëherë mbetesh vetëm se je e parezistueshme. Je thuajse gjithmonë në një lidhje. E rëndësishme për ty është të jesh gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha

Jeta jote si beqare është perfekte. Asgjë s`të mungon. Ke shokë, udhëton, punon. Bën një jetë të mbushur plot.

Peshorja

Ti do të jesh gjithmonë me dikë, se të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes. Kjo s`do të thotë se nuk di të rrish vetëm. E gjen lumturinë edhe kur je vetëm me veten tënde. Nuk rri në një lidhje, se s`do të jesh vetëm. Nuk ke frikë nga vetmia.

Akrepi

Më misteriozi i shenjave e njeh mirë veten dhe e vlerëson. Për ty s`ka asnjë problem të rrish beqar. E ke më mirë të rrish vetëm se me dikë që nuk e vlerëson. Ke standarde të larta.

Shigjetari

Të rrish vetëm për ty është një lojë e bukur. Udhëton më shumë. E shijon udhëtimin që e ndan me dikë tjetër, po aq sa edhe vetëm. Me veten shkon edhe në fund të botës.

Bricjapi

Nëse je beqar s`është problem. Mjaft që punët e karrierës të shkojnë mbarë. E do suksesin dhe nuk e ndjen mungesën e dashurisë.

Ujori

Je shpirt i lirë që do t`i japësh një kuptim të thellë marrëdhënieve, ndaj nuk kënaqeni lehtë.

Peshqit

Ëndërrimtari më i madh i zodiakut jeton me idenë e gjetjes së një dashurie të madhe me fund të lumtur. Je aq kreativ sa kënaqesh edhe vetëm.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.