Shëndeti

Cilët janë antibiotikët e “rrezikshëm” te fëmijët

Esencë editori/ Mjeku infeksionist në QSUT, Tritan Kalo këshillon që të mos merren antibiotikë në farmaci pa përshkrimin e mjekut.
Cilët janë antibiotikët e “rrezikshëm” te

Çdo ditë e më shumë dëgjojmë mjekët tek na këshillojnë të tregojmë kujdes me përdorimin e antibiotikëve. Dhe kur vjen puna tek fëmijët, ky kujdes duhet të jetë i shtuar. Alarmi i ngritur nga Agjencia Europiane e Barnave EMA mbi rreziqet që mund t’i vijnë popullatës nga keqpërdorimi apo përdorimi i shtuar i antibiotikëve që i përkasin familjes së kinoloneve dhe fluorokinoloneve, ka prodhuar frikë edhe në Shqipëri.

Mjeku infeksionist në QSUT, Tritan Kalo këshillon që të mos merren antibiotikë në farmaci pa përshkrimin e mjekut.

Në një intervistë për “BalkanWeb”, Kalo ka folur mbi rreziqet që i kanosen organizmit tonë nga dozimi i tepërt ose përdorimi i gabuar i këtyre antibiotikëve.

“Efektet negative të familjes së Kinoloneve janë të shumta dhe janë të përshkruara në fletëudhëzuesin që bashkëshoqëron medikamentin si për shembull, nuk përdoren asnjëherë nën moshën 15 vjeç sepse frenojnë zgjatjen e fëmijës. Rrisin shumë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, japin acarim të kokës dhe mund të provokojnë një krizë migrenoze tek të sëmurët me këtë patologji. Kinolonet dëmtojnë edhe aparatin renal, si dhe elasticitetin e mureve të aortës dhe është parë një shtim një shtim i rasteve të zgjerimit të pjesës fundore të aortës tek të sëmurët që përdorin kinolonë për një periudhë të gjatë”, tha mjeku. /Tiranapost.al/