• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Cilësi e dobët nafte e benzine, gjobiten disa karburante


    25 karburante janë gjobitur nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik brenda 2 muajve.

    Bëhet fjalë për muajt janar dhe shkurt, ku 25 karburanteve në fjalë u është vënë gjobë nga 100.000 lekë deri në 2 milionë lekë të reja.

    Inspektorati Shtetëror Teknik thotë se në janar shkurt karburnatët janë gjobitur për shkak të mungesës së cilësisë, por edhe për mungesë dokumentacioni.

    Në total, të gjitha karburnatet janë gjobitur me 8.2 milionë lekë të reja.

    Duke vëzhguar rezultatet e inspektimeve të publikuara nga Inspektorati Shtetëror Tekinin, ajo që bie në sy është se karburantet nëpër rrethe janë më problematikë.