Nën lupën e Stela Sallakut

Cilat veshje do të jenë të njëjta me sezonin që kaloi?

Cilat veshje do të jenë të njëjta me sezonin që kaloi?

Si çdo sezon, disa nga trendet janë të trashëguara nga sezoni paraardhës, disa të tjera janë risi. Jo rrallëherë na ndodh që padashur t’i hedhim disa gjëra nga gardëroba, pa e ditur se mund të vishen ende. Le të themi trikot, kanë qenë must që sezonin e dimrit 2017, dhe fatmirësisht do i veshim prapë këtë vit. Madje nuk duhet të jenë as të ngushta pas trupit, por 2-3 masa më të mëdha sepse duhen kombinuar me një fund klasik chiffon me pala korenti dhe atlete.

[caption id="attachment_268761" align="aligncenter" width="750"] (Foto nga sfilatat vjeshtë-dimër 2018)[/caption]

As kostumet nuk do t’i heqim nga gardëroba, sidomos ato pastel bojëqielli. Vishini me kontraste ngjyrash, golfe me zinxhir ose jelek. Nëse doni t’ia ndryshoni paksa pamjen, se mund t’ju bëhet i mërzitshëm, përdorni shalle ose spila tek jaka.

[caption id="attachment_268764" align="aligncenter" width="749"] (Foto nga sfilatata vjeshtë-dimër 2018)[/caption]

Një nga copat e mia të preferuara, satin-mëndafshi, këtë sezon vjen më i bukur se kurrë. Plot me shkëlqim dhe në dizajn asimetrik. Mund ta kombinoni me çizmet e varura, ose të palosura që gjithashtu nuk do i largojmë as këtë vit nga gardëroba. Hidhi një sy galerisë për të pasur parasysh çfarë nuk duhet të hedhësh nga dollapi këtë sezon./Tiranapost.al