Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

Cilat janë këpucët që ju duhen patjetër këtë pranverë


Jo, nuk e kam fjalën për atletet e llastikut të cilat na kanë pushtuar së fundmi. Madje as që nuk ishin parashikuar si trend, thjesht erdhi një moment që i deshën të gjithë. Po flas për këpucët që ju tregojnë chic me çdo lloj veshjeje, madje shumica nuk kanë as takë. Quhen “mules”, ose këpucë të hapura. Trendi i tyre filloi një vit më parë pas promovimit që i bënë blogeret dhe influencueset. Por jo vetëm ato, më poshtë keni një listë me të cilën mund të shkoni të bëni shopping shumë thjeshtë.

  • Atletet e “shëmtuara”
(Foto nga Pinterest)

Duhet t`i bëni tuajat një palë, nuk është e thënë të jenë brand. Zgjidhni të preferuarat tuaja që mund t`i kombinoni lehtësisht me fustane, funde dhe xhinse.

  • Këpucët “mules”
(Foto nga Pinterest)

Nëse nuk i keni ende pjesë të dollapit tuaj, jeni vonë. Të zezat i kombinoni lehtësisht me çdo gjë në gardërobë.

  • Bardhësi edhe në këpucë
(Foto nga Pinterest)

U dashuruam menjëherë me to sapo dolën. Më të guximshmet i blenë gjysmë çizme, disa i preferuan stiletto, unë i preferoj mules.

  • Detaje plastike
(Foto nga Pinterest)

Kur dolën fillimisht patën shumë komente negative lidhur me cilësinë e materialit plastik. Sepse këmbën e duam ta kemi rehat dhe të ajrosur gjithë ditën. Gjithsesi dizajnerat nuk u bindën nga kjo, ndaj e ridizenjuan në formën e sandaleve të hapura.

  • Këpucët me ngjyrë
(Foto nga Pinterest)

Trendin e ngjyrave e filloi Demna i Balenciagës, me çizmet jersey deri në kofshë. S`mund të them se nuk na pëlqyen, sidomos ato lejlatë ishin më novatoret. Pranvera vazhdon me ngjyra, por duke qënë se në pranverë priten nuancat dhe dizajnet florale, nuk e rendita të parin. Gjithsesi një palë këpucë blu ose rozë pastel mund të ta ndryshojnë veshjen menjëherë.

  • Sandalet me çorape
(Foto nga Pinterest)

Fendi i dizenjoi bashkë, pra një getë të hollë ngjitur me sandalen ose këpucën gjysmë të tejdukshme. Të tjerë i veshin veçmas. Sidoqoftë, trendi i çorapeve nuk ka është larguar ende, ndaj nëse s’keni gjetur të duhurat është koha të filloni kërkimet./Tiranapost.al