Nën lupën e Stela Sallakut

Cilat janë blerjet e zgjuara që mund të bëjmë tek Zara

Stela Sallaku/ Shpesh nisemi për të bërë blerje të zgjuara tek një nga dyqanet e preferuara dhe përfundojmë me çantat plot me gjëra të vështira për tu kombinuar. Fatkeqësisht shpenzojmë shumë pa blerë gjërat që na duhen, dhe vazhdon e njëjta histori në mëngjeset kaotike me veshje të hedhura mbi krevat.

Duke qenë sezoni i printeve të çuditshme, këpucëve me takë “kitten heel”, kadifes me vija, e kuqe nga koka tek këmbët e shumë të tjera, natyrshëm bëhemi konfuz. Cili trend më shkon? Cili është i duhuri për mua? A më tregon të mbushur e kuqja?

Këto pyetje më vijnë çdo ditë në inbox, ndaj jam familjarizuar me shqetësimet tuaja. Mendova të bëj një përmbledhje këtu duke qënë se lexueset tona janë primare. Ndonjëherë nuk na ndihmojnë as bloggeret sepse ato i përqafojnë trendet në mënyrat e tyre të cilat jo gjithnjë rezultojnë efektive për dikë që ka një punë 8 orëshe mbi një kompjuter zyre i cili s’të motivon.

Le të caktojmë përparësitë, fillimisht duhet të jemi koherent me trendin, domethënë nëse s’duam të vishemi me nuancë të kuqe nga koka tek këmbët le të bëjmë tonën një këmishë me jakë mashkullore dhe kopsa të ndritshme.

Ju duhet patjetër diçka e bardhë ndaj një pulovër me konture të zeza ju ndriçon të martat e mërzitshme.

Për të mërkurën tregohuni të mençur duke përvetësuar kostumin ideal.

E enjtja duhet të jetë florale, nëse jeni mbi masën medium atëherë zgjidhni këpucë florale.

Nëse të premten ju lejohen xhinset zgjidhni “mom jeans” me një xhaketë velvet, përndryshe një palë pantallona të bëra me porosi sërish kadife.

Tek Zara këto elementë që përmendëm i gjeni me çmim ekonomik./ Copyright Tiranapost.al