Showbiz

Cilat janë aktoret më të paguara në botë?

Kush ka arkëtuar më shumë para gjatë vitit 2016? Klasifikimi vjen nga prestigjozja "Forbes". Njihuni me 10 më të pasurat e kinematografisë
Cilat janë aktoret më të paguara në botë?

1. Aktorja 26-vjeçare amerikane Jennifer Lawrence edhe për vitin 2016 është aktorja më e paguar.

Fituesja e çmimit Oskar për filmin “Silver Linings Playbook” ka fituar 46 milionë dollarë falë filmave dhe fushatave publicitare. Ylli hollivudian ka arkëtuar 6 milionë dollarë më shumë se viti i kaluar.

Jennifer-Lawrence

2. Në vendin e dytë renditet aktorja, dubluesja, komediania, stilistja dhe skenaristja Melissa Mccarthy. Mitikja Sookie St. James e serialit televiziv “Një mama për shoqen” ka fituar 33 milionë dollarë.

Melissa-McCarthy

3. Vjen e treta në klasifikim rrëzëllitësja Scarlett Johansson, që duket se edhe këtë vit vazhdon të jetë ndër më të kërkuarat. Një nga gratë me glamour dhe seksi të planetit ka fituar 25 milionë dollarë, rreth 10 milionë më pak se viti i kaluar.

scarlett-johansson-

4. Menjëherë pas treshes fituese vjen ylli hollivudian Jennifer Aniston. Gruaja e Justin Theroux ka arsye për të buzëqeshur. Në 2015-ën fitoi 16 milionë dollarë. Kurse në 2016-ën jo pak por 21 milionë.

Jennifer-Aniston

5. Ka vetëm një aktore kineze në këtë klasifikim dhe ajo është 34-vjeçarja Fan Bingbing. Themeluesja e projektit Hearth Ali, i krijuar për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga problemet në zemër, ka arkëtuar plot 17 milionë dollarë. Katër më pak se një vit të shkuar.

Fan-Bingbing

6.

Vendi i gjashtë për një tjetër bukuri të kinemasë botërore: Charlize Theron. 41-vjeçarja, që vazhdon të jetë edhe pjesë e klasifikimeve si një nga gratë më të bukura të botës, për vitin që sapo kaluam ka fituar 16 milionë e 500 mijë dollarë.

Charlize-Theron

7. E vazhdon klasifikimin aktorja amerikane 42-vjeçare Amy Adams. 2016-a a qenë një vit jo pak i i mbarë edhe për të, duke e renditur në vendin e shtatë me 13 milionë e 500 mijë dollarë të shtuara në pasurinë e saj.

Amy-Adams

8. Nuk kishte si të mungonte një nga aktoret më të paguara dhe më me ndikim në botën e Hollivudit. E famshmja Julia Roberts, ylli i Pretty Woman dhe i shumë filmave të tjerë të suksesshëm ka fituar për vitin që shkoi 12 milionë dollarë, 4 më pak se në 2015-ën.

Julia-Roberts-ottavo-posto

9. 33-vjeçarja me origjinë ukrainase, Mila Kunis është renditur në vendin e nëntë të klasifikimit të “Forbes”. Gruaja e aktorit amerikan Ashton Kutcher i ka shtuar pasurisë së saj 11 milionë dollarë, pothuajse dyfishin e një viti më parë.

Mila-Kunis-

10.

Dhjetëshja e aktoreve më të paguara të botës përmbyllet me një yll të Bollywood-it: 30-vjeçarja indiane Deepika Padukone. Protagonistja e filmit të famshëm "Om Shanti Om" ka fituar 10 milionë dollarë, të ardhura kryesisht nga fushatat dhe kontratat publicitare.

Deepika Padukone.