Cila është garderoba ideale për vajzat bionde
Nga Stela Sallaku/Mora shkas të shkruaj sot për biondet pasi më kontaktoi një nga mikeshat e mia ne rrjetet sociale. Me të drejtë gjithkush dëshiron të dijë opsionin më ideal të nuancave të cilat harmonizohen më mirë me lëkurën dhe tiparet. Duke qenë se tani vjen dimri, duhen pasur parasysh disa detaje jo të parëndësishme të cilat na e lehtësojnë jetën në mëngjes. Kujtoni pak aktoren apo bloggeren tuaj të preferuar bjonde. Sa veshje nga ato qe i keni parë asaj ju duken të realizuara dhe për cilat nga ato mendoni se mund të kishte bërë me mire?
Çdo njeri është unik, edhe nëse mund të ngjajnë nga nuanca e flokëve, përsëri lëkura, sytë, qerpikët, format etj. janë të ndryshme. Ndaj themi shpesh, çne asaj i rri mirë dhe mua jo? Idealja në këto raste është të ndjehemi vetvetja fillimisht. Nëse e kuqja është në modë nuk do të thotë që me patjetër duhet ta bëjmë tonën edhe pse sna shkon. Në rast se jemi tip i ëmbël në fytyrë mos e provoni fare berretën, sepse ajo do ju ëmbëlsojë akoma më tepër.
Keni siluetë me formë të theksuar dardhe? Ky është sezon është ideali për ju, sepse theksi është tek supet të cilat duhet të jenë evidente dhe me vata. Përdorni një rrip për belin dhe një pallto asimetrike tartani nëse jeni guximtare, nëse jo zgjidheni tartan pa shumë detaje. Për vajzat bjonde me sy kafe tonalitetet e rozës janë ideale, por nuk përjashtoj camelin, mjaltin dhe lajthinë. Kurse nëse keni sy bojëqielli do gjendeni mirë tek tonalitetet e përafërta me sytë, mente dhe të errëtat. Ruajeni të zezën për në darkë, por mos e teproni me “all black everything” sepse do prishni balancat. Ja disa shembuj të cilët mund ti kopjoni menjëherë.