SPORT

"Çikago Cubs" snobojnë Trumpin për Obamën

"Çikago Cubs" snobojnë Trumpin për Obamën

Çikago Cubs do të jetë skuadra e fundit sportive që do të festojë së bashku me presidentin e Amerikës, Barak Obama titullin e fituar këtë sezon pak para se presidenti në detyrë të lërë Shtëpinë e bardhë. “Cubs” kanë refuzuar Donald Trump dhe ceremoninë e tij të betimit për të qenë në zyrën e Obamës.

Skuadra amerikane do të jetë në zyrën e presidentit të hënën, pikërisht katër ditë para betimit të presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Cubs” kanë fituar “World Series” në nëntor dhe janë një skuadër bejsbolli. Ata morrën një ftesë nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që të festonin para kohe me presidentin në dalje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse zakonisht vizita tradicionale bëhet gjatë sezonit të rregullt.

Për koiçidencë, konfirmimi nga Cubs erdhi gjatë fjalimit të lamtumirës së Obamës për kombin amerikan. Nuk dihet me saktësi sesa lojtarë dhe nga stafi teknik do të jenë në gjendje të lënë pushimet për të qenë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.