Botë Te gjitha

Çiftet angleze qëndrojnë bashkë edhe nëse nuk duhen më, për një arsye të vetme


Vendimi për ti dhënë fund një marrëdhënieje nuk është e lehtë. Kostoja emocionale mund të jetë e lartë, ndërkohë që shumë gjëra duhen nisur nga e para. Duke nisur nga miqtë, ndarja e kafshëve shtëpiake dhe më e rëndësishmja, fëmijët ( nëse kanë). Por në të vërtetë edhe diçka tjetër që mund të prishë komplet terezinë, apo që e bën vendimin akoma më të vështire, është gjendja financiare.

Sipas një studimi nga Qendra Këshillimore për Borxhet, gati një në pesë persona, pra  një e pesta e popullsisë vazhdojnë marrëdhënien edhe pse nuk duhen apo nuk ndjejnë më për njëri tjetrin, sepse kanë frikë nga problemet financiare ose nuk munden ti përballojnë të gjitha shpenzimet vetë. Ky është rasti që po ndodh e po përhapet në Angli, ndërkohë që Metro shkruan se ka shumë vende të tjera, ku kryesisht gratë nuk ndahen sepse kanë frikë për të ardhmen financiare të tyren. Sipas studimit, gratë kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në një marrëdhënie. Studimet nga kompania e investimeve Nutmeg tregojnë se 20% e grave kanë qëndruar me një partner për shkak të shqetësimeve financiare, krahasuar me vetëm 3% të meshkujve.

Kjo do të thotë se shtatë herë më shumë gra sesa meshkujt i shtrëngojnë dhëmbët përpara fatit të tyre. Një shtëpi në Londër është një problem i madh, sidomos kur jeton vetëm pasi çmimet edhe për apartamentet me qira janë shumë të larta, nuk bëhet fjalë për të blerë. Studimi i Qendrës Këshillimore për Borxhet zbuloi se Londra kishte përqindjen më të lartë të çifteve që pranonin se kishin qëndruar së bashku për arsye financiare. Më shumë se një e treta (36%) e të anketuarve në Londër thanë se do vazhdonin të lidhur për shkak se kostoja e ndarjes do ishte shumë e lartë.

Për këtë çështje ekspertët paralajmërojnë: Të qëndrosh në një marrëdhënie ku ndihesh e/e pakënaqur mund të ketë efekt të dëmshëm për shëndetin dhe lumturinë. Njerëzit që ndihen të pakënaqur në një marrëdhënie mund të bien në depresion. Prandaj ka më shumë rëndësi të mendosh për lumturinë”. /Marrë nga Metro, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

(Picture: Ella Byworth for Metro.co.uk) metro illustrations dating, couple, boyfriend, girlfriend, How to talk to a woman you don't know