SPORT

Christian Panucci, trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Ishte një ndër emrat më të përfolur për të qenë trajner i Kombëtares sonë, por mesa duket tani është fakt.

Pasuesi i Gianni De Biasin, në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit është përzgjedhur Christian.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, në orët e vona të së hënës, është arritur akordi mes Panuccit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Panucci është përzgjedhur mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malesani, Zenga, etj, që u kontaktuan nga FSHF, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Panucci është një emër shumë i njohur, por më shumë si futbollist se sa trajner. Ai ka qenë mbrojtës i Milanit, Realit të Madridit, Monacos dhe Romës, ndërsa si trajner ka drejtuar Livornon dhe Ternanën. Gjithashtu ka qenë zëvendësi i Fabio Cappellos në drejtimin e kombëtares ruse.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t'i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar./ Copyright Tiranapost.al