SPORT

Christian Panucci: Nëse humbas me Izraelin do të jetë katastrofë

Christian Panucci: Nëse humbas me Izraelin do të jetë

Trajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci, ka folur në konferencë për shtyp,  një ditë para ndeshjes miqësore me Jordaninë, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Gjatë fjalës së tij, Panucci u duk i qetë para kësaj sfide, madje ndryshe nga konferenca e dy ditëve më parë, trajneri ishte më i buzëqeshur. Por përtej humorit, trajneri ka folur për skuadrën dhe gjendjen e grupit duke u shprehur se ekziston shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë. Trajneri tha se ndaj Jordanisë do të ketë disa debutime, ndërsa me Izraelin është ende duke menduar për formacionin.

-Si është situata e grupit?

-Kemi disa lojtar që duan minuta, të cilët duhet të aktiviziohen sepse në klubet ku luajnë kanë pak minuta kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë dhe ka shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë nesër sepse është një ndeshje e kombëtares.

Pse është zgjedhur Jordania?

-Ka qenë një zgjedhje duke parë renditjen e Jordanisë në klasifikimin botëror. Është një impenjim për të përgatitur ndeshjen me Izraelin, por edhe sepse kanë ngjashmëri si skuadra. Është një skuadër e mirë nga ana teknike, që mban presionin, ndaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë në aspektin teknik dhe taktik.

-Trajneri i Partizanit ka thënë që Trashi e meriton kombëtaren, ndërsa është shprehur që Panucci ka thirrur lojtar që nuk i dimë ku janë?

-Mendoj se ka shumë djem, shumë futbollist të rinj që meritojnë kombëtaren. Unë kam qenë gjithmonë i hapur për prurjet e reja.  Vrioni është një prej tyre që ka ardhur në kombëtare.

-Besir Demiri është në formacionin e javës në Ukrainë, pse nuk është thirrur?

-Nuk është thirrur sepse Lenjani në këtë moment është në formë të mirë dhe ka më shumë eksperiencë. Nuk do të jemi të mbyllur, pasi Demiri është në shikimin tonë dhe në vazhdim.

Keni tërheqje nga deklarata që skuadra kaq limite ka?

-Nëse skuadra jonë shkon në Skoci dhe ka disa mungesa të rëndësishme në grup si: Roshi, Grezda, Sadiku, Mavraj etj, mund të themi që limitet e kësaj skuadre kaq janë, por jo se jemi të limituar. Nëse do i kishim këta 7-të lojtar do të ishte më e plotë skuadra.

Hysaj pas asaj ndeshje u shpreh se skemën që përdorëm në pjesën e dytë tha se nuk e kishim aplikuar në asnjë seancë stërvitore?

-Mendoj se një lojtar që luan në Ligën e Kampionëve, një modifikim i tillë do i ndryshonte ndonjë gjë e madhe. Nuk është një problem skeme.

-Pika e fortë e Izraelit këtu ishin dy sulmuesit, a do të ndryshojë mbrojtja apo mënyra e lojës?

-Mendoj në së pari për Jordaninë, pastaj për Izraelin. Por dhe ata mund të kenë mungesa të ndryshme. Gjithsesi diçka në mendje e kam. Por nëse fitoj do kem të drejtë dhe nëse jo atëherë do jetë katastrofë siç thoni ju.

-Do të ketë minuta për lojtarët e rinj të grumbulluar nesër?

-Nesër Basha do të jetë në dispozicion. Vrionin do e shohim nesër dhe ky është një rast për të parë lojtarët e rinj. Ne mendojmë për ndeshjen ndaj Izraelit. Të gjithë do të jenë në dispozicion nesër edhe lojtarët e rinj.

-Deri tani keni një ecuri fantastike, duke marrë tre pikë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, pse bëheni nervoz?

-Unë jam i qetë, unë nevrikosem kur humbas. Kam një raport shumë të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta nevrikosem. Kam luajtur 20 vjet dhe kam punuar në televizion 7 vjet dhe kur janë disa pyetje që nuk i kuptoj…

-Nuk ka pyetje të gabuara, ka përgjigje të zgjuara…

Thash që janë pyetje që nuk i kuptoj, por ti bën pyetje shumë inteligjente…

-Në lidhje me kapitenin?

-Duke iu referuar pyetjes së kapitenit, me që po bëhet problem ndërkombëtar, unë fola me presidentin me te gjithë djemtë, sepse është e rëndësishme që vendimet të ndahen me grupin. Mos filloni të merrni lojtarët në telefon për të vendosur kapitenin. Grupi zgjedh një kapiten dhe një zëvendës kapiten. Grupi voton kë do si kapiten dhe e rëndësishme është kë ndiejnë kapiten në grup. Unë i dhash këtë mundësi dhe zgjidhje dhe ishin shumë të kënaqur për të bërë një gjë të tillë. Kjo nuk do të thotë që kapiteni do të luajë gjithmonë. Kjo është ajo që ju them është që mos i merrni lojtarët në telefon sepse do e vendosin ata vetë.