Showbiz

Chrissy Teigen magjepsi sallën me fjalimin e saj. Jo më kot u zgjodh gruaja e vitit

Chrissy Teigen magjepsi sallën me fjalimin e saj. Jo më kot u zgjodh

Chrissy Teigen ka mbajtur atë që të gjithë e konsiderojnë si ‘fjalimi i vitit’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të revistës prestigjioze ‘Glamour’.

Ndërsa ka rrëmbyer çmimin ‘Gruaja e Vitit’, dorëzuar nga bashkëshorti John Legend, Teigen nuk i ka shpëtuar një shfaqjeje të pastër emocionesh mes lotësh dhe të qeshurash.

‘Dikur kam qarë në dhomën e veshjes së një ceremonie të ngjashme pasi mendoja se nuk isha pjesë e saj. Njerëz të rëndësishëm dhe frymëzues më pyesnin çfarë kisha bërë dhe unë nuk e dija çfarë do të bëja apo do të bëhesha. Sot kam nje ekip pas vetes dhe e di kush jam’ tha Teigen për të vazhduar më pas me një dedikim drejtuar bashkëshortit të përlotur, John.

“Ti je gjithçka e jona, ti më ke bërë të ndihem një grua. Ne jemi rritur bashkë, familja jonë është rritur së bashku po ashtu edhe karrierat tona. Dukem shumë qurravece më vjen keq, e urrej këtë. Nuk kam qarë as në dasmën time. Të urrej John, të urrej vërtetë”,-tha ajo gjatë fjalimit të saj teksa e gjithë salla shpërtheu në të qeshura.