SportTe gjitha

Chiellini: Kane i jashtëzakonshëm, nuk mund ta ndal


Përballja me Harry Kane e shqetëson, por deri në një pikë të caktuar, sepse Giorgio Chiellini e di mirë se aid he Juventus po përjetojnë një moment fantastik. “Kane është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe statistikat e tij në këtë vit të fundit po e dëshmojnë. Është përmirësuar shumë në sezonet e fundit dhe të rritesh në vazhdimësi nuk është e lehtë. Përveçse shënon vetë, ai shërben edhe për shokët, ndihmon në mesfushë dhe është një prej 9-shave më të fortë në botë. Tottenham është me fat që e ka, sepse është mall i rrallë”, u shpreh Giorgio Chiellini.

“Si mund ta ndal? Përtej të gjithë dëshirës së mirë dhe pa aspak modesti, në një kundër një nuk mund ta ndal. Por nuk kam këtë frikë. E rëndësishme është që Juventus të ndalë Tottenham dhe duhet të jemi të mirë për të përballuar lojën e tyre, të ndalim futbollistët që japin topin përpara. Kanë 4 lojtarë përpara shumë të mirë dhe do të ishte e gabuar të mendonim Tottenham vetëm me Kane, që ishte një superfutbollist që kur jam përballur me përfaqësuesen. Me kalimin e viteve është konfirmuar si i tillë. Të përballesh me më të mirët të ndihmon të rritesh, ndonëse ka vështirësi”, pranoi mbrojtësi veteran i Juventus.

“Tani ndodhemi në të tetat e Champions League dhe kjo sfidë do të jetë shumë tërheqëse. Objektivi primar është që të mos pësojmë gol, por nuk do të jetë e lehtë, sepse ata shënojnë shumë dhe luajnë mirë me futbollistët që kanë përpara. Duhet të fitojmë dhe të luajmë si skuadër. Kapërcimi i cilësisë që kemi bërë në dy muajt e fundit është fryt i punës që kanë bërë lojtarët tanë përpara. Ne mbrojtësi jemi hallka e fundit e zinxhirit dhe jemi favoritë të punës së të tjerëve. Ne duam të mbërrijmë deri në Kiev, por nuk do të jetë e lehtë, është vetëm etapa e parë e një rrugëtimi të gjatë. Do të ketë mungesa, sikurse ka patur edhe në të kaluarën, por forca e këtij grupi ka qenë gjithmonë mos shfaqja e këtyre mungesave dhe difekteve”, deklaroi ndër të tjera Chiellini. /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *