SPORT

Chiellini do t’i mungojë Juventusit për ndeshjen me Ajaxin

Chiellini do t’i mungojë Juventusit për ndeshjen me Ajaxin

Giorgio Chiellini pritet që të mungojë ndaj Ajaxit në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi sot nuk ka stërvitur me skuadër.

Chiellini i bashkohet Mattia Perinit dhe Martin Caceresit, duke munguar në stërvitjen e së hënës.

Mbrojtësi 34 vjeçar kishte munguar edhe në ndeshjen e parë që u mbyll 1-1.

Në anën tjetër në stërvitje kanë marr pjesë Rodrigo Bentancur, Daniele Rugani, Douglas Costa, Sami Khedira, Emre Can dhe Mario Mandzukic, që ishin në dyshim.

Andrea Barzagli ishte prezent në Continassa, por stërviti ndaras me ekipin.

Rugani mbetet opsioni i vetëm që të luajë me Leonardo Bonuccin në qendër të mbrojtjes. /XH.K