SPORT

Chelsea me ultimatum ndaj Sarrit, italiani duhet ta fitojë Kupën e Ligës

Chelsea me ultimatum ndaj Sarrit, italiani duhet ta fitojë Kupën e

Italiani e ka humbur besimin e të gjithëve në klub, madje edhe vetë lojtarëve të klubit anglez.

Maurizio Sarri do të zëvendësohet te skuadra e Chelseat nëse pëson edhe vetëm një nga tre ndeshjet e ardhshme kundër Malmos, Manchester Cityt dhe Tottenhamit, raporton Daily Mail.

Italiani në dhjetë ndeshjet e fundit ka pësuar humbje në pesë raste dhe për këtë arsye i është dhënë një ultimatum për të fituar trofeun e Kupës së Ligës, ku do të takohet me Manchester Cityn.

Puna më e vështirë është sigurisht duke e pritur për të dielën kundër Citizens, vetëm dhjetë pasi humbi 6:0 kundër Chelseat.

Londinezët ka përgatitur tashmë pasardhësit e mundshëm, ku në plan të parë është Zinedine Zidane i Real Madridit, por nuk dihet nëse ka interes francezi.

Gjithashtu një opsion mjaft realist është edhe me ish-kapitenin dhe aktualisht menaxherin e Derby Countyt, Frank Lampard.

Ndryshe, si një zgjidhje e përkohshme deri në fund të sezonit përmendet asistenti i italianit dhe një tjetër legjendë e klubit, Gianfranco Zola./XH.K