SPORT

Chelsea s’është më 100%, Blutë “ngecin” ndaj West Ham

Chelsea s’është më 100%, Blutë “ngecin”

Ishte një pasdite jo për Eden Hazard dhe Chelsea-n e tij në London Stadim të West Ham teksa të besuarit e Maurizio Sarri-t kanë barazuar 0-0 duke i dhënë fund ecurisë perfekte në kampionat. Ndeshja, ashtu siç pritej në derbin e Londrës, është tepër e luftuar dhe skuadrat luajnë të kujdesshme në mbrojtje dhe si pasojë mundësitë për gol mungojnë.

Pas një starti të vakët të Chelsea-t, që i mungon kreativiteti, West Ham luan më mirë në disa momente dhe është pikërisht ekipi vendas që ka dy raste të mira për të kaluar në avantazh me Michail Antonio, i cili ditën e sotme luan si qendërsulmues në vend të Arnautovic të dëmtuar. Por sulmuesi anglez nuk i shfrytëzon mirë mundësitë e krijuara dhe skuadrat futen në fushë me rezultatin e pandryshuar.

Pas pushimit Chelsea insiston më tepër dhe Morata i futur në vend të Giroud mund të kishte shënuar golin e avantazhit në dy raste. Por ishte Yarmolenko i West Ham që humbet një gol të sigurt nga shumë pranë portës në minutën e 77’. Mund të kishte qenë goli i fitores. Chelsea insiston në minutat e mbetura por West Ham mbrohet mirë dhe Willian tregohet i pasaktë në minutat shtesë teksa Chelsea duhet të kënaqet me barazimin. /XH.K