SPORT

Chelsea merr vendimin, kampioni i botës nuk largohet

Chelsea merr vendimin, kampioni i botës nuk largohet

Sulmuesi francez Olivier Giroud, kampion bote me Francën, do të qëndrojë te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmon “The Sun”, sipas së cilës klubi londinez do t’i rinovojë kontratën 32-vjeçarit, për të evituar rikthimin e tij në Francë.

Pritet që Chelsea t’i ofrojë një kontratë 1+1 Giroud (një vit me të drejtë rinovimi edhe për një vit). Kontrata aktuale e sulmuesit me “blues” skadon në fund të këtij sezoni (30 qershor). Sulmuesi është aktivizuar pak tani që në stol është trajner Maurizio Sarri, por kjo nuk do të pengojë Chelsea t’i rinovojë kontratën.

Klubi e konsideron sulmuesin francez me përvojë, ndaj është gati t’i ofrojë një kontratë të mirë, si në kohëzgjatje (2 vjet në total) ashtu dhe në aspektin financiar. Me Chelsea ai ka realizuar 17 gola në 62 ndeshje në total në 18 muaj (ka ardhur në janar të 2018-ës). /XH.K