• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Chelsea interesohet për Jose Gayan


    Chelsea po tenton t’i bëjë disa transferime në afatin kalimtar të janarit, mirëpo që së parë duhet ta largojnë suspendimin e FIFA-së.

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë e suspendoi skuadrën londineze për dy afate kalimtare shkaku i transferimit të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

    Por, sipas Daily Sport, The Blues po tentojnë ta transferojë mbrojtësin e Valencias, Jose Gaya nëse arrijnë ta largojnë dënimin.

    Lojtari 24-vjeçar shihet si një zëvendësues ideal i bashkëkombësit të tij, Marcos Alonso, që nuk është në planet e Frank Lampardit.

    Chelsea e ka komoditetin që t’i bëjë disa transferime shkaku që në afatin e verës i shiti dhe i huazoi disa lojtarë. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690