• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Chelsea i ofron rinovimin lojtarit gjerman


    Chelsea ka besim të madh te Antonio Rudiger madje diçka të tillë do t’ia tregojë me veprime konkrete siç është edhe rinovimi i kontratës.

    Mbrojtësi gjerman ka edhe dy vite të tjera me klubin anglez dhe drejtuesit kanë nisur që tani bisedimet për një kontratë të re e për më tepër për të mos lënë dyshime verën e ardhshme ku mbrojtësi do të ishte vetëm me një vit të mbetur.

    26-vjeçari së fundmi iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të mbyllur përfundimisht problemet fizike dhe pritet të rikthehet në janar dhe gjasat janë që me rikthimin në fushë mbrojtësi të ketë firmosur edhe rinovimin e kontratës./XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post