• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Chef Renato kunja për Arbanën: Nuk ka receta që bëhen për 5 minuta


    Gazetari i “Thumb on” bëri pak shaka me chef Renato Mekollin duke bërë sikur ngatërroi titullin e librit të tij të gatimit “Sekretet e shijes” me “Receta për 5 minuta”. Renato nga ana tjetër ia ktheu pak me të qeshur e pak me të ngjeshur me ca fjalë që duken si kunjë për Arbanën, autoren e vërtetë të librit “Receta për 5 minuta”.

    “Receta për 5 minuta? Nuk ka libër që bëhen receta për 5 minuta. Është e pamundur. Unë dua një orë sa të hyj e të dal nga kuzhina”, tha Renato që më pas shtoi se nuk e njeh këtë që ka shkruar librin e recetave për 5 minuta. 

    Kujtojmë se një konflikt mes të dyve u diskutua disa kohë më parë. Shkak u bë studio ku zhvillohet “Hell’s Kitchen”, programi i Renatos që u tha se i zuri hapësirën Arbanës. Por këto mbetën në kuadër thashethemesh deri para kësaj deklarate që i riktheu në vëmendje.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar “Thumb On” në “Ora News”

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post