Showbiz

Cheesecake të kripur keni ngrënë ndonjëherë? Bëjeni sot sipas Oranës

Cheesecake të kripur keni ngrënë ndonjëherë?

Chessecake-u mund të jetë edhe i kripur dhe të gjithë ata që i duan të kripurat më shumë se sa të ëmblat mund ta provojnë që sot. Në blogun “Orana Cooks”gjetëm recetën e veçantë.

Përbërësit

300 gr biskota të kripura ose Pretzel

4-5 lugë gjelle gjalpë

2-3 lugë parmesan

400 gr krem djathi i freskët

3 kokrra avokado

Qepë të njoma

Majdanoz

Opsionale: Proshute Salmoni ose Pule

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Lëng limoni

Për dekor: Spec te kuq dhe majdanoz

Përgatitja

Në blender kalojmë avokadot, pak lëng limoni, qepët e njoma, majdanozin, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Bluajmë një salcë të cilën e kontrollojmë për kripë.

Thërmojmë biskotat e kripura dhe shtojmë pak djathë Parmixhiano/ Parmesan dhe gjalpë. Nqs do ta përgatisim këtë cheesecake në një tepsi, te gjithë sasinë e sheshojmë në tepsi. Ndërsa nqs do ta përgatisim në gota individuale atëherë e kalojmë nëpër gota dhe e shtypim pak fundin.

Rrahim në miksër kremin e djathit me pak vaj ulliri, kripë e piper të zi.

Njërën nga kokrrat e avokados e presim në copa të vogla dhe e spërkasim me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Sipas radhës shtojmë pra fillimisht biskotat e thërmuara, kremin e djathit, salcën me avokado, sipas dëshirës salmon ose proshutë pule dhe copat e avokados. Përsipër mund ta dekorojmë me copa speci të kuq dhe majdanoz.

Ideale është që ta lëmë të qëndrojë në frigorifer për disa orë dhe ta shërbejmë të ftohtë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije marrë nga Orana Cooks