Aktualitet

Cheesecake me biskota Oreo

Përbërësit

200 ml pana ëmbëlsirash

300 gr djath mascarpone

40 gr gjalpë

40 gr sheqer pluhur

30 copa biskota Oreo

1 lugë gjelle ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Disa nga biskotat i bluajmë në blender (disa i lëmë për kremin). Shtojmë gjalpin e shkrirë, e përziejmë  mirë masën dhe e vendosim në tepsinë  ku do të bëhet ëmbëlsira. E shtypim mirë masën dhe e vendosim në frigorifer.

Pastaj panën për ëmbëlsira së bashkë me mascarponen, sheqerin pluhur dhe pjesën tjetër të biskotave Oreo i hedhim në një tas dhe i rrahim me rrahësin elektrik. Shtojmë edhe ekstraktin e vaniljes.

Kur të jetë formësuar mirë baza e ëmbëlsirës, e hedhim biskotave  dhe më pas e vendosim  në frigorifer për të par 4-5 orë. Ju bëftë mirë!/Tiranapost.al