• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Charlize Theron transformohet aq shumë për rolin e ri, sa nuk i ngelet më asnjë gjurmë nga fytyra ikonë


    As që ngjan fare. Aktorja Charlize Theron nuk njihet më në filmin e saj të fundit, Bombshell, në të cilën luan rolin e Megyn Kelly, një ish-gazetare e Fox News.

    Charlize Theron ne rolin e Megyn Kelly

    Në një nga skenat qendrore shihet që Theron takohet Nicole Kidman në ashensor, në rolin e gazetares Gretchen Carlson, dhe producentja Kayla Pospisil, një rol imagjinar i luajtur nga Margot Robbie.

    Fansat e aktores u mahnitën nga ngjashmëria mes Theron dhe gazetares. “Charlize Theron është njësoj si Megyn Kelly. Unë jam i shokuar ”. “Charlize Theron duket më shumë si Megyn Kelly sesa Megyn Kelly duket si vetja”, janë disa nga mesazhet e postuara në Twitter.

    Filmi, nën regjinë e Jay Roach do të dalë në Shtetet e Bashkuara në dhjetor. Bombshell rrëfen për rënien e ish-drejtorit të përgjithshëm të Fox News, Roger Ailes pas akuzave të ngacmimit nga gazetarë të ndryshëm.

    Filmi tregohet nga këndvështrimi i grave të përfshira, duke u përqëndruar kryesisht tek Gretchen Carlson, e para që akuzoi Ailes, dhe tek Kelly. Në vitin 2017, Kelly, tashmë subjekt i komenteve seksiste nga Presidenti Trump, kishte akuzuar Ailes si një “plak që dëshiron të rrëshqasë nën të brendshme”./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690