Aktualitet

Çfarë vendosi Gjykata për djalin që plagosi me thikë dy prindërit e moshuar në Durrës?

Gjykata e Durrësit ka shpallur mos kompetencën për rastin e Hajrzi Nezirit, 25 vjeçarit i cili plagosi me thikë nënën dhe babanë e më pas u dorëzua në polici në shoqërinë e partneres së saj.

Deri tani thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të Hajriut me dy prindërit e moshuar Asie dhe Destan Neziri, ndërkohë që në caktim e masës së sigurisë, seancë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda të Tiranës, duke shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen e tij. Kujtojmë se masa paraprake ndaj tij është arrest me burg. Dhe tashmë sipas gjykatës së Durrësit, masa pritet të rikonfirmohet nga Krimet e Renda. Në Tiranë./ Ky post është realizuar për Tiranapost.al nga Elisa Bajrami. 

http://www.tiranapost.al/flasin-fqinjet-per-plagosjen-e-ciftit-te-moshuar-ne-durres-nuk-dinim-se-kishin-probleme-ne-familje/

http://www.tiranapost.al/riu-plagos-thike-prinderit/