• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Çfarë tregon për shëndetin tuaj, hënëza (lanula) që keni tek thonjtë


    Nëse do të shihni gishtat e dorës, do të vini re tek thonjtë një bazë me ngjyrë pak më të çelet, në formë hënëze. Këto lanula, siç quhen ndryshe, mund të ndryshojnë ngjyrë, apo përmasa, duke sinjalizuar për probleme të ndryshme shëndetësore.

    “Bright side” ka publikuar gjetjet e një studimi, i cili ka analizuar praninë e hënëzës te thonjtë, dhe lidhjen e saj me gjendjen shëndetësore.

    Prania e hënëzës tek thonjtë e dorës
    Hënëza te gishti i vogël si rregull duhet të jetë thuajse i padukshëm ose të mungojë plotësisht. Ajo lidhet me punën e veshkave, zorrës së hollë dhe zemrës. Nëse është shume e dukshme atëherë tregon presionin e lartë të gjakut.

    Hënëza te gishti i unazës është përgjegjës për punën e sistemeve riprodhuese dhe limfatike. Nëse është pak e dukshme, mund të nxjerrë në pah problemet e tretjes.

    Hënëza te gishti i mesëm është e lidhur me punën e trurit dhe sistemin kardiovaskular. Mungesa e saj mund të tregojë problemet vaskulare dhe presionin e lartë të gjakut.

    Hënëza te gishti tregues nëse mungon ose është pak e dukshme tregon mosfunksionim të duhur të zorrëve, pankreasit dhe prani të sëmundjeve kronike.

    Hënëza te gishti i madh tregon punën e mushkërive dhe shpretkës. Është më e dukshme nga të gjithë gishtat dhe nuk duhet të zërë më shumë se 25% të sipërfaqes së gjithë thoit. Nëse është më e madhe se 25 % tregon se keni hipertension arterial.


    Çfarë tregon një hënëzë më e madhe? Po një më e vogël?
    Nëse zë më shumë se 1/3 e sipërfaqes së thoit tregon probleme me zemren, presionin e gjakut. Dhe mund të jetë kaq, pra 1/3 e sipërfaqes së thoit tek ata që merren me sport, ose aktivitet fizik, dhe te ata është normale.

     


    Ndërsa kur duhet shumë pak, tregon presion të ulet të gjakut, edhe probleme me qarkullimin e gjakut.


    Por në rastet kur hënëza nuk duket tek thonjtë tuaj, atëherë mos u shqetesoni, sepse tek disa persona mund të jetë kështu për shkak të strukturës së vetë thoit.

    Megjithatë, duhet treguar vëmendje, pasi në disa raste tregon mungesë të vitamines B12 dhe të hekurit në organizëm.


    Rastet kur hënëza ndryshon ngjyrë
    Kur merr ngjyrë në gri, tregon lodhje të madhe, çrregullime të tretjes dhe vështirësi të mundshme në thithjen e lëndëve ushqyese.

    Hënëza e bardhë tregon shëndet dhe natyralitet. Ajo duhet të ketë një tonalitetet më të lehtë se lëkura.

    Kur merr ngjyrë në rozë, vjollcë, tregon për qarkullim të dobët të gjakut dhe mungesa të oksigjenit në organet dhe indet e trupit. Ose për shkak të dhimbjeve të kokeës.

    Kur merr ngjyrë të kuqe tregon aktiivitet të ulët fizik dhe probleme të mushkërive.

    Ndërsa kur merr ngjyrë të zezë, që është një shenjë e pazakontë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme. Si rregull, kjo është një simptomë e helmimit me metal të rëndë. /Përkthyer nga “Bright side” /Tiranapost.al/