Aktualitet Te gjitha

Çfarë i tha vrasësi, viktimës para se ta qëllonte për vdekje. Detajet e vrasjes në Shkodër


Mediat televizive kanë sjellë dëshmi nga vrasja që ndodhi sot në qytetin e Shkodrës, ku shtetasi Fatbardh Lici u ekzekutua me arme zjarri teksa ishte duke pire kafe ne lokal.

Një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë “të fala” viktimës. Të paktën kështu është shprehur një dëshmitar që ishte aty pranë, raporton ABC News, i cili vetëm kaq kishte mundur të dëgjonte.

Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”. 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërroi jetë menjëherë. Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras. Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, nderkohe qe shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet kronikës në ABC news. Copyright Tiranapost.al.