Aktualitet

Çfarë i tha mësuesja kujdestare që nuk jeton më, Edi Ramës

Pas shumë ndjesave të kërkuara mësuesve që ishin në takim me të, kryeministri në fund ka rikujtuar fjalët e mësueses së tij kujestare që nuk jeton më.

"Mondën meqë e kam të shtëpisë te Liceu Artistik, dua që ta ndaj veç në fund duke i thënë: Jo vetëm artistët nuk dalin në pension, por as mësuesit nuk dalin në pension.

Më kujtohet fjala e një mësueseje kujdestare në 8-vjeçare, e cila nuk jeton më. Kur e pata takuar kishin filluar të më linin flokët, dhe më tha: "Mendoja se vdiqa kur lashë punën dhe ika të mbyllesha në shtëpi, por kjo paska qenë pjesa më e bukur, se s'ka kënaqësi më të madhe sesa kur nxënësit e dikurshëm të vijnë tek dera dhe të japin të drejtë për të gjitha mundimet e tua", tha kryeministri./ Copyright Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/rama-u-kerkon-ndjese-mesuesve-une-dhe-raca-ime-e-politikaneve/