Aktualitet

Çfarë do të thotë Saimir Tahiri? Ish-Ministri njofton konferencën urgjente

Edhe pse jo më ministër, Saimir Tahiri është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes dhe të akuzave nga politika në drejtim të tij, pas goditjes së një bande trafiku narkotikësh në krye të së cilës ishte kushëriri i tij i largët Moisi Habilaj.

Por vetë ish-Ministri ka vendosur që t’u përgjigjet të gjitha akuzave personalisht. Ai ka lajmëruar një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit në orën 16:00. Nga ana e saj opozita, me në krye Lulzim Bashën kanë hedhur akuza duke i kërkuar autoriteteve të arrestojnë ish-Ministrin.

Kjo pasi edhe gjatë kohës që Tahiri ishte ministër, PD e akuzoi disa herë për trafikun e drogës nga të afërmit e tij. E.C/ Copyright TiranaPost.al