• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Çfarë do të ndodhë me Piramidën? Veliaj tregon projektin


    Shumë shpejt Piramida në Tiranë do të kthehet në një qendër të madhe arti dhe ekspozitash, e konceptuar si hapësirë për artistët e rinj. Këtë ka bërë të ditur sot Erion Veliaj, i cili tha se bashkia ka punuar me arkitektë holandezë dhe projekti është në fazën e detajimit.

    “Piramida do të kthehet në një qendër e madhe arti, qendër ekspozitash, do fokusohet tek artistët e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Arkitektët janë në një proces detajimi, se do jetë e komplikuar. Do ta rikonstruktojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare, për fëmijët që duan të rrëshqasin, se dashur pa dashur kjo i ka pëlqyer atyre. Do ketë dhe një kullë vrojtimi.”, ka treguar kryebashkiaku Veliaj.

    Prej disa vitesh tashmë Piramida në Tiranë ka mbetur e braktisur. Hapësira rreth saj, por edhe mjediset e brendshme, degjeneruan në vitin 2012 kur pati një iniciativë për ndërtimin e parlamentit të ri. Por, pasi iu hoq mermeri dhe u prish zona përreth, projekti u braktis duke e lënë Piramidën në gjendje të mjerë./Tiranapost.al