Aktualitet

Çfarë të bësh në Tiranë një të diel pasdite. Ja ç'poston ambasadorja holandeze në Twitter

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Van de Weerd, ka postuar disa foto ku tregon se ç’mund të bësh një pasdite të diele në Tiranë.

[caption id="attachment_193588" align="aligncenter" width="400"]Van de Weerd[/caption]

“Gjëra duhet të bëni në Tiranë në një të dielë pasdite me diell:  Fluturo në ajër me parashutën tënde artizanale me motor mbi liqen. #pa frikë# maniashqiptare”, shkruan diplomatja holandeze në vendin tonë e cila njihet për pasionin e saj për natyrën.

Kryeqyteti kohët e fundit është kthyer në një pikë që jo vetëm të huajt, por edhe shqiptarët kanë dëshirë që ta eksplorojnë më shumë./ Copyright Tiranapost.al