• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Lifestyle My Tirana

    Çfarë të bësh këtë fundjavë: 31 gusht – 1 shtator


    Ekspozitë Summer Time (30 – 31 gusht 20:00)

    Galeria Kalo (Rruga Ibrahim Rugova)

    Disa nga artistet me te mire vendas perzantojne veprat e tyre ne ekspoziten Summer Time.

    Ekspozita e Kolë Idromeno (deri në 8 shtator)

    Galerinë Kombëtare të Arteve

    Për herë të parë veprat e një prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, Kolë Idromenos, po shpalosen në një ekspozitë. Më 27 qershor u hap në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita dedikuar artit dhe veprës së tij, e cila do të presë vizitorë deri në 8 shtator. Në këtë ekspozitë nuk mund të mungojë një nga veprta e tij më të njohura “Motra Tone” (1883).

    Kinema verore (30 gusht, 23:30)

    Pazari i Ri

    Pazari i ri në formatin “Open Cinema” me filmat e fundit të kinemasë shqiptare dhe asaj Botërore.Nën tingujt e një DJ me muzikë verore dhe me një ekran të madh 40 m2, do të përcillen në dy muaj, projeksionet e filmave me te ndjekur Shqiptar dhe te tuaj, të përzgjedhur për këtë event kinematografik.

    10 vjet Critical Mass Tirana (30 gusht, 19:00 – 23:00)

    Sheshi Skënderbej

    Të premten e fundit të Gushtit të gjithë dashamirësit e biçikletës mblidhen tek sheshi Skënderbej për të festuar 10-vjetorin e lëvizjes dhe për të kryer misionin si çdo fund muaji. Ftoni gjithë miqtë tuaj në 30 gusht tek Sheshi Skenderbej.

    Filmat në kinematë Cineplexx, Agimi dhe Millenium

    Angel has fallen

    The kitchen

    The art of racing in the rain

    Dora and the lost city of gold

    Fast & furious presents: Hobbs & Shaw

    Once upon a time … In Hollywood

    The angry birds movie 2

    The Lion King

    / Tiranapost.al

    *Foto kryesore marrë nga @capture.blog

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690