• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Showbiz Te gjitha

    Çfarë s’paska hequr Russell Crowe për rolin e themeluesit të Fox News


    Sa e vështirë është të ‘aktrosh’ për jetën e dikujt tjetër? Përveç aftësive në të interpretuar aktorët përballen dhe me ndryshime fizike që të përshtaten sa më mirë me personazhin. Russell Crowe e ka vuajtur këtë pjesë dhe këtë e tregoi me një foto ku shihet lëkura e fytyrës së tij e pezmatuar e ndërsa vetë tregon se roli në serialin e fundit, ku luan themeluesin e Fox News Roger Ailes ka qenë një betejë e madhe fizike, por edhe mendore, pasi i duheshin bërë shumë ndryshime për tu dukur sa më ngjashëm me Roger Ailes, aq sa ju desh të mbante me muaj pjesë artificiale në fytyrë.

    Përbri fotos që ka postuar në Instagramin e tij, Crowe shkruan:

    Një aktor duron; Pesë muaj pjesë artificiale në fytyrë, 2 aplikime make-up-i, kujdesi për lëkurën: disiplinë!  Nga këndvështrimi i aktorëve një personazh si Roger Ailes është si një dhuratë … por beteja fizike dhe mendore ka qenë mjaft intensive. Shkëlqimi që disa e shohin në lëkurën time, në të vërtetë është dëmtim.

    Miniseriali ku luan Russell Croëe është i bazuar në librin The Voice të shkruar nga Gabriel Serma dhe seritë do të transmetohen duke filluar nga muaji qershor. Naomi Watts, Seth MacFarlane dhe Sienna Miller janë gjithashtu aktorë të këtij seriali.  Shihni fotot më poshtë. Independnet/ Tiranapost.al E.B