Aktualitet Politikë Te gjitha

“Çfarë s’ka bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet!” Kryeministri përmend mësuesen që foli para tij


Në një takim me mësuesit një fundjavë para se të nisë zyrtarisht shkolla, kryeministri Rama duke folur për sistemin arsimor, përmendi një mësuese që e njifte prej kohësh.

“Këtu doli një mësuese që unë e njoh që kur isha kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nuk ka lënë gjë pa bërë që unë të mos fitoja zgjedhjet. Por ç’rëndësi ka kjo, e ka bërë si një qytetare e Tiranës. Por ajo është një mësuese e shkëlqyer”, tha kryeministri Rama./ Copyright Tiranapost.al