Nën lupën e Stela Sallakut

Çfarë rekomandohet për flokëkuqet?

Nga Stela Sallaku: Siç premtova këtë javë në fokus kemi gardërobën e vajzave me nuancën e flokëve më të veçantë. Si çdo tipar tjetër dallues, kanë nevojë për pak më tepër kujdes në kombinim. E verdha s’duhet të jetë fare në garderobën e tyre, ose nuancat pastel. Edhe pse varet shumë nga intensiteti i të kuqes që keni janë disa lloj veshjesh që s'duhet t'i konsideroni fare. Unë fatmirësisht e kam provuar për disa muaj këtë nuancë tek flokët e mi, por mendoj që duhet të jenë tē gjatë ose të paktën mbi mesataren që të japin efektin e duhur. Po të jenë të shkurtra dukeni e madhe në moshë. Ndërsa të gjata ju japin mundësinë t'i bëni gërsheta ose me onde (kujtoni Rihanna tek “Man Down”) . Tonaliteti karrotë nuk më pëlqen shumë sepse duket si e kuqe e shplarë, pa përmendur faktin që duhet të keni quka që nuanca të duket natyrale.

T’ju them një sekret? Flokëkuqet janë fotomodelet e preferuara për editoriale revistash sepse e kuqja amplifikohet dhe krijon një efekt përrallor nën objektiv. Mjafton të përmend Patrick Demarchelier dhe i kam thënë të gjitha sa i përket editorialeve me floke ginger. E zeza është amplifikuesja më e mirë e tipareve, sidomos për darkë. Xhinsi gjithashtu, në tonalitet të zbardhur. Por kujdes aksesorët. Emeraldi gjithashtu ndihmon në evidentimin e syve sidomos kur ato kanë jeshile në to. Për disa tonalitete nuk e rekomandoj veshjen e kuqe sepse nuk kuptohet ku fillon veshja dhe ku mbaron floku. Së fundmi vihet re që e kuqja po asociohet me pinkun dhe lejlanë, përdoreni këtë thyerje për flokët e kuqe gjithashtu. Po ju lë me disa foto nga editorialet më të mira si dhe nga streetstyle.