Aktualitet

Shkarkohen drejtoreshat e Doganave dhe Tatimeve. Largohet edhe kreu i Hipotekave

Shkarkohen drejtoreshat e Doganave dhe Tatimeve. Largohet edhe kreu i Hipotekave

Ndryshime të mëdha tek Doganat dhe Tatimet. Belinda Ikonomi është shkarkuar nga detyra si Drejtore e Doganave pë tu bërë zëvendës ministre e Ekonomisë.

Vendin e saj e zë Arlind Gjokutaj. Arlind Gjokutaj, mbante postin e drejtorit të Pastrimit të Parave.

Gjithashtu është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero. Vendin e saj e zë Enton Duro. Duro mbante postin e drejtorit në Ministrinë e Financave.

Mësohet gjithashtu se drejtori i Hipotekave Valdrin Pjetri është shkarkuar për tu bërë prefekti i Shkodrës. Kujtojmë se dje Artan Lame u vendos Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është shkrirja e ALUIZNIT dhe Hipotekave në një institucion të vetëm./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Belinda Ikonomi

Belinda Ikonomi

Image result for Vasilika Vjero

Vasilika Vjero

Image result for Valdrin Pjetri drejtori i

Valdrin Pjetri

Image result for Enton Duro

Enton Duro

Image result for Arlind Gjokutaj

Arlind Gjokutaj

http://www.tiranapost.al/agjencia-shteterore-e-kadastres-ne-duart-e-artan-lames/