Aktualitet

Çfarë po ndodh me marrëveshjen e detit me Greqinë dhe sa ndikon ngjarja e Bularatit?

Çfarë po ndodh me marrëveshjen e detit me Greqinë dhe sa

Kryeministri Edi Rama është i ftuar sonte në Real Story të Sokol Ballës në Vizion plus, ku fillimisht foli për ngjarjen e Bularatit dhe përsëriti qëndrimin e tij.

Ai u pyet nga analistët në studio nëse kjo ngjarje do të ndikojë në marrëveshjen e detit me Greqinë.

“Edhe nga pala greke ka pasur zëra të respektueshëm që ka mbajtur qëndrime të qarta për këtë ngjarje. Kjo ngjarje nuk ka asnjë arsye të ndikojë marrëdhëniet tona. Ndërkohë që marrëveshja e detit, është një proces që nuk ka përfunduar. Nuk është një proces i lehtë. Ne kemi hyrë për një marrëveshje se ajo e 2009. Ne nuk kemi asnjë metër 2 det për të falur. Por duam të rikuperojmë atë që na është marrë nga marrëveshja e 2009”, tha Rama.

A po ndikon Turqia që të mos arrihet një marrëveshje me Greqinë?

“Marrëveshja jonë me Greqinë është e jona me Greqinë, dhe jo me Turqinë. Kush i lidh këto të dyja nuk e di çfarë flet”, tha Rama.