Aktualitet

Çfarë po na fsheh Geraldina Sposa

Si çdo vit në fillim vere, Facebook-u dhe Instagrami mbushet me ca ftesa elegante, që u fusin personazheve të njohur ethet e garës. Ka tre ditë që ka filluar edhe këtë vit për të 14-in rresht. Sfilata e Geraldina Sposa-s po vjen dhe nesër, veç fustaneve të nusërisë, do ketë edhe një sfilatë tjetër, ajo e të ftuarve, që do ekspozojnë veshjen e zgjedhur. Por me këtë punë do merremi nesër. Sot do zbulojmë ca të fshehta nga sfilata e Geraldinës, që këtë vit do të organizohet në një nga rrugicat e Hotel Rogner.

Sfilata e këtij viti do jetë ndryshe nga të gjithë vitet e tjerë. Si fillim parasela do jetë më e madhja e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.

ftesa geraldina

Ata që kanë marrë tashme ftesat, e dinën kodin. Lulja e shënuar në fund i korrespondon platesë ku është përcaktuar vendi për secilin të ftuar.

xhesika berberi

As këtë vit nuk do të mungojë modelet e njohura. Xhesikën dhe Adrolën ua kemi prezantuar tashmë. Por nuk do të mungojnë edhe nuset e vërteta të Geraldinës, që do të sfilojnë me disa nga fustanet e importuara nga brandet më të njohura botërore. Do të jenë dhjetë të tilla që do të sfilojnë nesër.

adrola

Patjetër nuk do të mungojë edhe koleksioni i prodhuar nga Geraldina Sposa por do të ketë edhe një tjetër koleksion, që pritet të jetë surpriza më e bukur e mbrëmjes. Disa nuse nuk do të jenë vetëm!

lina poda

Rikthehen mamatë modele, si Linda Poda, Suada Sherifi dhe Matilda Mecini. Dy prej tyre kanë sfiluar shtatzënë gjatë sfilatave të kaluara. Edhe këtë vit nuset shtatzënë nuk do të privohen nga kënaqësia e pasarelës.

Do të ketë akoma. Por do zbulohen të gjitha nesër në mbrëmje.

geraldina prova

Ndërkohë, para pak minutash, disa nga modelet në lidhje direkte nga Instagrami na kanë zbuluar momente provash.

geraldina sfilata