Aktualitet

Çfarë po feston sot në Shkodër Jozefina Topalli?

Për politikën në Tiranë kjo e shtunë ishte një ditë shumë impenjative, por duket se Jozefina Topalli, pasi u përjashtua nga Lulzim Basha, po i gëzohet kohës së lirë që ka në dispozicion.

Nëse shumë kanë pyetur këto ditë se përse ish nënkryetarja e Partisë Demokratike nuk ka reaguar lidhur me akuzat që i bëhen deputetit Tahiri, ne e kemi një përgjigje.

Ka zgjedhur të shkojë në Shkodër, aty ku duket se kohën po e shfrytëzon për t’u takuar me familjarë të saj. Në këto foto shfaqet në shoqërinë e bashkëshortit, vajzës Megi dhe miqve e të afërmve të tjerë në ambientet e një restoranti./Tiranapost.al

[caption id="attachment_130518" align="aligncenter" width="420"]Jozefina Topalli Jozefina Topalli në shoqërinë e vajzës dhe bashkëshortit[/caption]