Aktualitet

Çfarë përshtypje la sot Shqipëria me protestën për mediat e huaja? Washington Post dhe të tjera: Me gurë...

Mediat e huaja shkruajnë për protestën e opozitës. AFP, Washington Post, Abc News dhe media të tjetra e tregojnë kështu situatën e sotme: Mbështetës të opozitës shqiptare dolën në protestë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi vëllai i këtij të fundit  dyshohet për lidhje me trafikun e drogës. Xhafaj mohon akuzat dhe thotë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse dëshmitë vërtetohen.

Pjesëmarrësit marshuan përgjatë Bulevardit duke thirrur "Rama Go". Ata mbanin flamuj shqiptarë dhe të BE, por të shumtë ishin ata që hodhën gurë dhe objekte të rrezikshme në ndërtesën e Kryeministrisë dhe tek godina e Ministrisë së Brendshme. "Shqiptarët po protestojnë kundër lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikimin, gjë që po minon të ardhmen e Shqipërisë dhe tani përpjekjet për integrim evropian", citohet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga The Associated Press.

Basha ishte i vetmi drejtues në tubim ku tha se mijëra njerëz ishin mbledhur dhe morën pjesë në protestë, por nuk ka shifra të sakta ende të lëshuara nga policia.  Protesta përfundoi pas rreth dy orësh. Shefi i policisë Ardi Veliu njoftoi se 11 oficerë u plagosën ndërsa u përpoqën të mbajnë protestuesit larg ndërtesave qeveritare.  Disa protestues hoqën gardhin që rrethon Ministrinë e Brendshme dhe u përpoqën të kalonin përmes policëve të rreshtuar.  / Tiranapost.al E.B

Albania's main conservative opposition Democratic Party leader Lulzim Basha speaks during an anti-government rally in Tirana, Albania, Saturday, May 26, 2018. Thousands of Albanian opposition supporters held an anti-government protest Saturday calling for the resignation of Prime Minister Edi Rama, whom they accuse of links to organized crime. Supporters led by Basha on Saturday marched along the capital Tirana's Martyrs of the Nation boulevard calling "Rama go."  (AP Photo/Hektor Pustina)

Protesters take part in an anti-government rally in Tirana, Albania, Saturday, May 26, 2018. Thousands of Albanian opposition supporters held an anti-government protest Saturday calling for the resignation of Prime Minister Edi Rama, whom they accuse of links to organized crime. (AP Photo/Hektor Pustina)