Aktualitet

Çfarë përfiton Shqipëria nga baza e NATO-s në Kuçovë?

Esencë editori/Kryeministri njoftoi një ditë më parë se NATO do të ndërtojë një bazë ushtarake në territorin shqiptar dhe pikërisht në aeroportin e vjetër të Kuçovës. Ky lajm ka bërë jehonë jo vetëm në Shqipëri por edhe në mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë përfitimet që do të ketë Shqipëria dhe i gjithë Rajoni i Ballkanit nga kjo nismë e NATO-s.
Çfarë përfiton Shqipëria nga baza e NATO-s në

Një ndër gazetat më të madhe amerikane “Washington Post” shkruan se NATO do të investojë 50 milionë euro për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.

“Washington Post”, duke iu referuar postimit të Ramës shkruan gjithashtu se ky investim do të shërbejë edhe si bazë kombëtare për forcën ajrore shqiptare dhe do të sjellë një standard të ri për forcat e saj të armatosura.

Mediet ndërkombëtare, përfshirë “Deutsche Welle”-n, sqarojnë se oferta për shndërrimin e bazës së Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s u bë 4 muaj më parë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një vizite në SHBA.

“Dhe ajo u pranua! Shqipëria, – vijon DW, – në territorin e saj ka 3 baza ajrore operacionale: Baza Ajrore e Tiranës, ku ndodhet edhe Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Raportimit për NATO-n; Baza Ajrore e Laprakës, në periferi të Tiranës, që përbëhet nga helikopterë që përdoren për transport qeveritar dhe emergjenca; si dhe Baza Ajrore e Kuçovës”.

Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne. Përfitime ka edhe rajoni, për të cilin shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në një bazë të NATO-s tregon vëmendje të shtuar. Përfitime ka BE-ja në synimin e tij për një rajon pranë tij, si Ballkani Perëndimor, që të jetë në siguri, paqe dhe stabilitet, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Ky post u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet medieve të ndryshme ndërkombëtare. Copyright Tiranapost.al.