Showbiz

Çfarë nuk të kanë thënë akoma për Nutellën?

Si, kur dhe pse lindi kremi i çokollatës që të fton në mëkat?
Çfarë nuk të kanë thënë akoma për

Nëse historia e «Willy Wonka dhe fabrika e çokollatës » do kishte qenë e vërtetë, me siguri do ndodhej në Alba, aty ku në vitin 1946 Pietro Ferrero, një pastiçier piemontez, themeloi një industri për të prodhuar shpikjen e tij më të madhe, që nuk ishte ende Nutella, por do të bëhej së shpejti.

Lufta e Dytë Botërore bëri që çmimi i kakaos të shkonte në stratosferë, prandaj pastiçieri Pietro Ferrero krijoi një brumë të ëmbël, duke bashkuar atë pak kakao me lajthi dhe sheqer. E quajti Giandujot dhe në 14 maj 1946 themeloi ndërmarrjen Ferrero.

12 vjet më pas, i biri Michele krijoi të parën vazo me një krem të ri me bazë lajthish dhe kakaoje, që vendosi ta quajë Nutella.

Sa vazo konsumohen në gjithë botën?

Për t’ju dhënë një ide:

1. Nëse të gjitha vazot e Nutellës që konsumohet, do vendoseshin në radhë, do mbulonin gjithë planetin dy herë.

2. Ose do të mbulonin Murin Kines tetë herë.

3. Nëse do përdornim një matës tjetër, Nutella e prodhuar në një vit peshon sa Empire State Building

4. Në botë shitet një vazo Nutella çdo 2,5 sekonda.

Ekziston një ditë botërore e Nutellës dhe është më 5 Shkurt.

Çfarë ka brenda?

Receta e Nutellës është një sekret (ashtu si edhe receta e Coca Cola-s) dhe mbrohet me fanatizëm në fabrikën e Albës, por përbërësit e saj janë sheqeri, kakaoja, lajthitë dhe vaji i palmës.

Po a nuk ishte i dëmshëm vaji i palmës?

Po. Ose më saktë: në një moment historik, kur vaji i palmës është demonizuar dhe nëpër konfeksionet e produkteve të ndryshme shkruhet “pa vaj palme”, nga Ferrero ka dalë një deklaratë për shtyp për të shpjeguar se “nuk është e drejtë të thuhet se vaji i palmës është i rrezikshëm për njeriun, sepse vaji i palmës është një produkt me origjinë natyrale dhe i përshtatshëm për industrinë ushqimore.

Ajo që e bën të dëmshme është procesi i quajtur hidrogjenizim dhe që Ferrero nuk e përdor, pasi përdor vetëm vaj palme që merret natyralisht nga fruti i palmës dhe nuk ka nevojë për procesin e hidrogjenizimit”.

Ndoshta nuk duhet të ndihemi dhe aq fajtorë për lugët e ngrëna edhe fshehurazi ndonjëherë. Apo duhet..?!