Art dhe Kulturë

Çfarë nuk duhet të humbasësh nëse dëshiron një jetë të mirë e plot lumturi

Çfarë nuk duhet të humbasësh nëse dëshiron

Çfarë nuk duhet të humbasësh nëse dëshiron një jetë të mirë dhe plor lumturi? Shumë rrallë të shkon mendja tek kultura. Por këtë 'gabim' nuk e bën ekonomisti francez këshilltari i Mitterand dhe Sarkozi, Jacques Attali. Në librin e tij 'Esenca' (L'Essenziale) ai ndërton një listë 'gjërash' fondamentale që nuk duhen humbur kurrsesi në krijimin e esencës apo qenies sonë.

Libra, opera, shfaqje teatrale, skulptura, poezi, piktura. Çdo gjë që është e bukur gjen një renditje mes klasifikimeve që janë sa personale (pra objektive) aq dhe të formësuar nga përplasja me mendimet e tjetrit.

Banale? Jo aspak, përkundrazi, është shumë interesante, dhe kjo për dy motive primare. E para është se duke u endur nëpër listat e Attalit arrin të kuptosh se sa shumë pika kyçe të kanë shpëtuar në lidhje me çfarë është e bukur dhe e rëndësishme në rrjedhën e historisë, dhe kështu arrin të kuptosh se sa shumë pasuri mund të bësh tënden. Rezultati është një ngacmim aq delikat i kureshtjes për diçka më shumë.

Parimi i dytë, të cilit autori i kushton një pjesë të konsiderueshme të librit të tij, lidhet me motivet bindëse që e kanë shtyrë apo nxitur për të shkruar një opera, që me shikim të parë mund të duket thuajse narcistike.

Motive themelore, që ngrihen porsi qiellgërvishtëse të sigurta drejt reve, të cilat rrëzohen që në paragrafin e parë: "Jeta është e lumtur, e lirë dhe e mbushur plot vetëm nëse arrijmë të shijojmë, mes gëzimeve të tjera, mundësinë për të qenë në kontakt sa më shumë të jetë e mundur me kryeveprat botërore të njerëzimit, duke përfituar dhe duke i dhuruar vetes këtë lloj kontakti. Për më tepër, marrëdhënia e fortë me librat, filmat, kompozimet muzikore dhe artistike, të cilat të mbeten në memorie, përfaqëson një mjet 'esencial' në zbulimin e tjetrit, në njohjen e botës që na rrethon, por më tepër na ndihmon në kuptimin e vetes dhe kufijve të rinj të lumturisë dhe plotësimit personal".

"Nuk ka të bëjë," - vazhdon autori, "me mbylljen në një muze imagjinar, as për ndërtimin e një arke si ajo e Noas para një përmbytjeje, por për të ofruar bazat e nevojshme për t'u përballur më mirë me realitetin." Kundërshtimi vjen si një revoltë e bërtet: si është e mundur t'i lexosh këta libra? Të shohësh të gjithë këta filma? Attali i ka bërë mirë llogaritjet, një shprehje e jona thotë "i ka rënë mirë lapsit", dhe e ka përgjigjen gati: "Kjo esencë është në duart e kujtdo, mjafton një orë në javë, duke e nisur kur jeni 25 vjeç dhe të vazhdoni kështu deri kur të arrini 75 vjetorin tuaj".

Atëherë përse 'klasikët' kanë kaq pak sukses në ditët e sotme? "Motivi i parë është thuajse i dukshëm: gjithmonë ka prioritet e reja, thelbi që mban të lidhur gjeneratën që është në rritje, që gjendet përballë me trashëgiminë e cila rilidhet me autoritetin e antikëve, e reja gjithmonë refuzon të këshillohet mbi lexime apo ide nga kushdo tjetër, veçanërisht nga prindërit apo mësuesit. Nga kultura, kjo e re, pranon vetëm atë çka imponohet nga moda, që vetë nga përkufizimi është e ndryshueshme. Vlerësohet vetëm muzika e vitit, për të mos thënë ajo e muajit aktual. Ky është fati edhe i filmave a librave".

Për më tepër autori shprehet: "Ky lloj prodhimi vazhdon të gjenerojë përfitim: ky është dhe sekreti i një ekonomie kapitaliste e cila e hedh tutje esencën". Arsyeja tjetër është zgjedhja e rrugës më të lehtë: "Në veçanti, disa të rinj lodhen po t'ju duhet të kalojnë kohë duke ndjekur një opera të gjatë të cilës i mungon shpejtësia e dhënies së mesazhit. Nuk ka asgjë që të nxisë durimin, duke qenë se stimulohemi gjithmonë nga sinjale të ndryshme. Për të mos harruar që jemi të tunduar për të zgjedhur atë çka nuk kërkon shumë sforco në lidhje me ato që kërkohen: për shembull, është më e lodhshme të shfletosh një libër faqe më faqe sesa të përthithësh një mesazh në rrjetet sociale, më e vështirë të mbash vëmendjen gjatë 90 minutave të një filmi sesa të dëgjosh një këngë. Argëtimi që ofrohet nga media shpesh herë imponohet në nevojat më kufitare të esencës". Si tia bëjmë? Attali nënvijëzon rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe arsimit, por mbi të gjitha rolin tonë në kundërshtimin e këtyre tundimeve me pesë praktika: respekti ndaj vetes, përsëritja, admirimi, intuita kritike dhe ndarja me të tjerët.

Veçanërisht të mbetet në mendje e para: "Për të arritur të kuptosh sa interesante është esenca duhet si fillim të kuptojmë sesa interesant je ti, të jesh i vetëdijshëm për bashkësinë që formon jeta jote si dhe për mundësinë që ta jetosh në nivele më të larta; diçka që ndodh vetëm nëse ke besim tek vetja, të duhesh me gjithë zemër, dhe ta marrësh veten seriozisht në çdo moment të jetës. Të kesh respekt".

"Të jesh në kontakt me esencën është një eksperiencë që të trondit jetën, që në hapat e parë: pa u afruar mirë me kryeveprat e njerëzimit ndryshon menjëherë raporti që ne kemi me botën.

Kryesisht, ndjekja e këtyre shtigjeve bëhet më e lehtë me kalimin e kohës: pak nga pak duke i kuptuar dhe mësuar fillojnë të ndërtohen gjashtë vlera që janë thelbësore e duhen praktikuar". " E thënë në fjalë më të thjeshta, me ecejaket e akrepave të orës gjithçka bëhet e thjeshtë, tërheqëse, argëtuese, dhe krijohet kështu një lloj varësie e dyfishtë. Dhe gjatë rrugës zhvillohen tek secili prej nesh katër virtyte, plotësuese dhe shumë të nevojshme për jetën: perandoria e vetes, përkufizimi i tjetrit, aftësia për të parashikuar dhe dëshira për të tejkaluar limitet e vetes".

Me një saktësi tipike franceze: "Në një shkrim fatkeqësisht të harruar, gjenerali De Gaulle shkruante, në lidhje me këtë çështje: "Shkolla e vërtetë është ajo e kulturës së përgjithshme, falë saj veprimi i të menduarit arrin të ushtrohet me rregull e kështu nxjerr në pah esencën si një shtesë e vetes, [...] duke e ngritur veten në atë nivel ku mbështesni njëra-tjetrën, pa patur nevojën e paragjykimit të sfumaturave të sfondit përreth"./ Artikulli përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.