Aktualitet

Çfarë ndodhi pas emisionit? Burri i ministres Shahini tregon anën e tij të historisë të përleshjes me politikanin

Çfarë ndodhi pas emisionit? Burri i ministres Shahini tregon

Bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj, kandidat i AAK-PSD, po merret në pyetje nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. Ai ndodhet sot para organit të akuzës pas incidentit të shënuar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e televizionit T7, ku deputeti i VV-së, Haki Abazi, e akuzuar se e ka sulmuar dhe dhunuar.

Përplasja fizike e dy politikanëve ndodhi pas emisionit “Pressing”, ku Abazi dhe Molliqaj ishin të dy të ftuar, nisi me debatin e ashpër para kamerave. Sipas mediave në Kosovë, fillimisht Molliqaj nuk po e pranonte Abazin si përfaqësues të VV-së, duke thënë se ai është “servil”, ndërsa ky i fundit e cilësoi bashkëshortin e ministres si “tradhtar të votës së popullit”.

Mësohet se Prokuroria e Prishtinës ka marrë një grumbull provash e dëshmitarësh për ta zbardhur këtë rast. Ndërkohë që për rastin në fjalë, Molliqaj reagoi me një status të dytë:

“Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot. Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. As një debat të vetëm nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim”.

[caption id="attachment_421180" align="alignnone" width="600"] Dardan Molliqaj[/caption]

Në statusin e parë të shkruar dje ai mohoi të ketë pasur një përplasje fizike:

Ndërsa kundërshtari i tij politik e tregoi ngjarjen kështu:

“Pas emisionit, në dalje e sipër Dardani me atë rojën e tij, ose shoqëruesin, kanë ardhur edhe janë përballur, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfunduar me një situatë të pakëndshme. Unë kam qenë në dalje, duke ecur jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Ata kanë ardhur nga mbrapa. Më kapën duart, njëri ma vendosi dorën në qafë”./ Tiranapost.al

[caption id="attachment_420913" align="alignnone" width="600"] Haki Abazi[/caption]

http://www.tiranapost.al/bashkeshorti-i-ministres-besa-shahini-dhunon-zyrtarin-e-vetevendosjes-pas-emisionit/