Lifestyle Stil Te gjitha TIP top

Çfarë ndodhi në jahtin e modës? Rrëfehet një prej tyre


Ne nuk ditëm gjë me saktësi, po që diçka po ndodhte e kuptuam nga postimet e shpërndara në Instagram të disa emrave të njohur. Mblidh një copë këtu e mblidh një copë atje, e krijuam një puzzle.

Gjithçka filloi me një ftesë të veçantë, që meriton një bravo për idenë e gjetur të marketingut. Me siguri edhe ju e keni parë teksa disa nga vajzat si Odeta Banushi apo Estela Ujka e shfletonin në InstaStory.

ftesa2

ftesa

Një ftesë në formë mesazhi në shishe e zhytyr në rërë njoftonte disa emra të njohur e të lidhur fort me modën, për një udhëtim dyditor. Një kompani lundrimi gjeti pikërisht këtë mënyrë për të promovuar jahtin e ri dhe për të bërë pak zhurmë. Kaq morëm vesh ne dhe pamë foto shumë të bukura që po qarkullonin nëpër Instagram. Të tjerat na i tregoi stilisti Niko Komani, që ishte pjesë e udhëtimit.

niko

Niko ishte një prej emrave të njohur si fashion influencers në Shqipëri, i cili mori ftesën për t’u bërë pjesë e grupit që hipi në jahtin që u nis nga Saranda, kaloi në Portopalermo, Gjiri i Kakomesë e ndali në Jalë. Përveç tij në mjetin lundrues kishte edhe blogere të njohura si Jonida Maliqi, Estela Ujka, Odeta Banushi, Irena Kita, Sarah Berisha dhe disa miq e mikesha te tjera.

jonida rroba banje2

estela ujka

irena

 

“Ideja ishte për të mbledhur disa nga fashion influencers bashkë. Ishte një udhëtim dyditor, ku ne pushuam, vizituam disa vende fantastike me një det marramendës, sigurisht bëmë biseda mode që më shumë fokusoheshin tek sezoni i ri, që është në prag, sepse moda ishte fija që na bashkoi të gjithëve. Kemi bërë shumë foto, sepse kishim tre fotografë në dispozicion dhe një videograf. Së shpejti do të publikohet edhe një video me momentet më pikante të udhëtimit tonë. Shkurt, në atë udhëtim kishte shumë modë, shumë relaks dhe shumë qejf. Na ftuan për qejf dhe ne u kënaqëm”.

 

sarah berisha

odeta

Që janë kënaqur shumë ne e kemi parë ato dy ditë nga copëzat e videove që publikonin sa njëri e sa tjetri, e po vazhdojmë ta shohim ende sepse fotot vazhdojnë të publikohen edhe pse udhëtimi ka mbaruar. Edhe që shpalosën një gardërobë me rroba banje, syze e aksesorë të fjalës së fundit të modës e pamë. Ne ishim thjesht kuriozë të dinim pak më shumë dhe ja ku e shuam kurreshtjen. Nëse nuk i keni parë fotot, mund të shihni disa prej tyre.

estela

jonida maliqi

irena kita

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *