Aktualitet

Çfarë ndodh nëse pini shumë kafe dhe pije energjike

Një adoleshent i shëndetshëm nga Karolina humbi jetën nga pirja e disa pijeve me shumë kafeinë.

Davis Allen Cripe u rrëzua dhe humbi jetën në një shkollë të mesme pasi kishte pirë një latte McDonalds, një pije të Mountain Dew dhe një pije energjie në pak më shumë se dy orë, tha Gary Watts. 16-vjeçari vdiq nga një "goditje kardiovaskulare që shkaktoi një aritmi të mundshme".

Energy drinks on sale in California

Ai nuk ka patur asnjë problem me zemrën më parë, peshonte 90 kg por ishte i gjatë në trup.

"Kjo nuk është një mbidozë kafeine," tha Watts për agjencinë e lajmeve Reuters. "Nuk po themi se ishte sasia totale e kafeinës në sistem, ishte mënyra që ai i ka pirë në periudhë të shkurtër kohe dhe pirja e pijeve energjetike në fund ishte ajo që i solli problemin me zemrën.

Kafeina ndoshta nuk do të ishte parë si një faktor në vdekjen e të riut nëse dëshmitarët nuk do u tregonin zyrtarëve atë që ai kishte pirë para vdekjes së tij, tha mjeku i Qarkut Richland.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka paralajmëruar kundër fëmijëve dhe adoleshentëve që konsumojnë pije energjetike, duke thënë se përbërësit e tyre nuk janë testuar mbi fëmijët dhe "askush nuk mund të thotë se janë të sigurt".

Ajo thotë se ato kanë efekte anësore duke përfshirë rrahjet e zemrës të parregullta dhe ndryshimet e presionit të gjakut.

Kafeina është një nxitës. Ajo vepron në sistemin nervor qendror të trupit brenda pak minutash, duke rritur vigjilencën dhe duke reduktuar përgjumjen.

Por ka edhe efekte të tjera. Mund të rrisë ritmin e zemrës dhe të bëjë të ndiheni të shqetësuar apo të këputur. Dhe pasi ta keni pirë atë, do të duhen disa orë për ta pastruar atë nga sistemi i organizmit.

Duke pirë disa gota kafe ose pije të tjera me kafeinë në ditë konsiderohet e sigurt. Por, pirja në një hapësirë të shkurtër kohore është e rrezikshme. Ju mund të kaloni në overdozë nga kafeina dhe është e mundur të humbësh jetën.

Deri në 400mg kafeinë në ditë duket të jetë e sigurt për të rriturit. Por jo në rastet kur keni rrahje të shpejta të zemrës dhe probleme të hiper aktivitetit. Adoleshentët dhe gratë shtatzëna këshillohen ti përdorin në sasi shumë të vogla. Pijet me kafeinë janë të papërshtatshme për të vegjlit.

Shenjat paralajmëruese të kafeinës. Dhimbje koke, Pagjumësi, nervozizëm, shqetësim, Stomaku,  Rrahje të shpejtë të zemrës, Dridhje të muskujve.