Aktualitet

Çfarë ndodh nëse ju nuk merrni dozën e një mjekimi

Ju ndodh që harroni ose për shkaqe të ndryshme nuk merrni një dozë nga mjekimet tuaja?  I keni anashkaluar pasojat apo keni marr dy doza?

Suresh Bagga nga LLoydsPharmacy Online Doctor, ka cilësuar se pasojat e mosmarrjes së një doze mjekimi varet nga lloji i medikamentit dhe nga koha se kur ju e merrni gjatë ditës.

Shumica e barnave si ato rregullatorë të presionit të gjakut ose të kujtesës, mund të merren edhe më vonë, por po në të njëjtën ditë.

mjekim

Por kjo mund të mos jetë e përshtatshme për ilaçet kontraceptive, siç janë disa tableta që kanë vetëm progesterone, pasi ato duhet të merren brenda një dritare tre orësh, ndërsa steroidat duhet të merren në mëngjes (për të shmangur ndërprerjen e gjumit) si edhe disa tableta të kolesterolit të cilat duhen marr gjatë natës (për të qenë më efektive).

Mjekët këshillojnë që të mos e dyfishoni dozën ditën tjetër, pasi keni harruar të merrni mjekimin: marrja e dy tabletave të presionit të gjakut, për shembull, mund të shkaktojë që presioni i gjakut të bjerë rrezikshëm në  nivel të ulët, ndërsa një dozë e dyfishtë e aspirinës mund të shkaktojë hemorragji ose mbidozim. J.L, Tiranapost.al