Shëndeti

Çfarë ndodh nëse humb 15 minuta gjumë?

Çfarë ndodh nëse humb 15 minuta gjumë?

Nuk është ide e mirë që të përfundosh një punë që i përket të nesërmes, ose që nuk është dhe aq e rëndësishme. Një studim i ri tregon se nëse të vjen gjumë dhe bën rezistencë 15 minuta shkakton një ndryshim të madh në produktivitet dhe nivelin e stresit të cilat shfaqen ditën e nesërme.

Janë studiuesit e Universitetit nga Florida e Jugut që morën rastin e 130 punonjësve të shëndetshëm të cilët punojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Ata ndoqën performancën e tyre në punë. Kështu u zbulua se kur ata flinin 15 minuta më pak se zakonisht, ndikonte shumë në performancën e punës për ditën tjetër.

Kjo do të thotë rritje e nivelit të stresit, dhe ule të produktivitetit. Autori kryesor i studimit: Soomi Lee thotë: Kjo tregon se gjumi i punonjësve ka shumë rëndësi, pasi ndihmon në largimin e stresit të përditshëm kognitiv si dhe kontribuon në zhvillimin e aftësive njohëse.Njeriu ka nevojë për 8 orë gjumë që të nesërmen të jetë në formë të mirë, ndonëse të gjithë e shkelim këtë parim për hskak se bota po ecën me ritme të shpejta/ Metro/ Tiranapost.al. E.B

Do you really have to wake up at 4am to be successful?