• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Çfarë ndodh me trurin kur botoxi injektohet në ballë apo mollëza?


    Injeksioni i Botoxit për të reduktuar vijat apo rrudhat në fytyrë është menduar si një procedurë tejet natyrale dhe thjesht estetike. Aktorët e famshëm të Hollivudit nxituan të parët dhe e kthyen këtë procedurë një gjë tejet normale edhe mes njerëzve të zakonshëm.

    Megjithatë studime të ndryshme të publikuara në Psichology, kanë zbuluar një pasojë të paqëllimtë, por alarmante. Injeksioni në ballë dhe në fytyrë, kryeishyt në mollëza riorganizon të ashtuquajturën ‘hartën shqisore të trurit’. Ajo që përbën më shumë shqetësim është se klientët duhet të kthehen për të bërë sërish injeksionin, pasi ‘paraliza e kufizuar’, pra zhdukja e rrudhave apo vijave të lëkurës zgjat vetëm dy deri në tre muaj. Çështja është nëse injeksionet në mënyrë të përsëritur rezultojnë më ndryshime të përhershme në trurin e njeriut.

    Botoksi është emri i markës së botulinum toxina, që njihet edhe si një nga helmet më vdekjeprurëse. Neurotoksina prodhohet nga bakteri Clostridium, që gjendet zakonisht tek bima, toka, uji dhe kafshët. Sindromi klinik i botulizmit i cili nëse nuk përpunohet është vdekjeprurës, zakonisht ndodh pas një infeksioni të rëndë në plagë apo konsumimi i një ushqimi të papërpunuar. Toksina paralizon muskujt duke bllokuar çlirimin e acetilkolinës, neurotransmetuesit kryesor mes nervit dhe muskujve.

    Prej shumë kohësh, ne kemi zbuluar se truri është pak a shumë si plastika, që do të thotë se qarqet e saj dhe anatomia mikroskopike janë të lakueshme. Ata ndryshojë sipas inputeve të jashtme. Për shembull tek violinistët, e ashtuquajtura harta e trurit, pra pjesët që janë të caktuara se kujt lëvizje i përkasin, është shumë më e lakueshme sesa tek një njeri që nuk i bie violinës. Pjesët përgjegjëse për duart dhe fytyrën qëndrojnë pranë njëri tjetrit në atë që njihet si korteksi ndijor.

    Ndaj është e vërtetuar mirë se nëse përfaqësimi kortikal i një pjesë të trupit zgjerohet në përgjigje të një lëndimi apo reagimi, gjithashtu preken edhe pjesë të tjera. Dhe nga fakti se përfaqësimi kortikal i fytyrës dhe duarve ndodhen pranë njëra tjetrës, do të thotë se duart mund të reagojnë apo të paralizohen bashkë më paralizën e pjesës së ballit për shkak të injeksionit, që në vetvete këtë funksion ka, të ndalojë lëvizjet e lëkurës në mënyrë që të qëndrojë e tendosur pa krijuar rrudha.

    Të gjithë ata që vendosin të tilla injeksione duhet të kuptojnë se reagimet dhe shprehitë e fytyrës ndryshojnë komplet aktivitetin nervor brenda qarqeve qendrore të cilat mundësojnë shprehitë e emocioneve.  Shpjegimi aktual është se paraliza e kufizuar e shkaktuar nga Botox privon trurin të kryejë funksionin e saj.

    I papritur për të shumtë është fakti se dy duart humbin një pjesë të madhe të funksionit të komanduar nga truri pasi edhe fytyra me injeksionin që vendoset e humb një lidhje me trurin që mundëson lëvizjen, kryesisht të pjesës së ballit apo të mollëzave. Sigurisht ndryshimet në aktivitetin e trurit varen edhe nga doza, sa më shumë të përdorni, aq më i madh është efekti. Këto efekte ndikojnë edhe brenda sistemit tonë nervor, pasi për shkak të injeksionit truri lëshon sinjalin por ndryshimi nuk ndodh si në rastin kur kërkon të ngresh vetullat por kërkesa nuk përgjigjet me reagimin, pasi në këtë rast balli është i tendosur i kontrolluar me injeksion.

    Në përfundim, studiuesit po merren me çështjen nëse kjo gjë prek edhe pjesë të tjera të trupit, por deri në rezultate përfundimtare është mirë të mendoni para se të vendosni të injektoni botox./ Ky artikull është përkthyer nga Psichology Today/ Tiranapost.al. E.B