Lajme nga Bota

Çfarë ndodh me trupin nëse fle me televizor ndezur?

Çfarë ndodh me trupin nëse fle me televizor ndezur?

Ata që flenë me televizor ndezur, kanë një rrezik më të madh ndaj obezitetit. Këtë ka treguar një studim i ri që flet kryesisht për gratë, të cilat nëse ekspozohen ndaj dritës artificiale gjatë natës kanë më shumë gjasa të shtonin peshë gjatë pesë viteve të ardhshme. Për të arritur këtë konkluzion u bë një studim me rreth 44 mijë njerëz. Zbulimet e publikuara në revistën Jama Internal Medicine, sugjerojnë se largimi i dritës nga ekrani i televizorit apo telefonit në dhomën e gjumit mund të jetë një mënyrë shtesë për të trajtuar problemin e peshës.

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor në Amerikë morën në studim 43 mijë e 722 gra të moshës 35-74 vjeç, gjatë një periudhe prej të paktën 5 vitesh. Secila dha informacion mbi peshën, indeksin e masës trupore dhe çdo herë që fjetën me dritën e ekranit të televizorit ndezur.

Kështu u zbulua se ekspozimi ndaj dritës artificiale gjatë natë lidhej me rrezikun e rritjes së peshës dhe zhvillimit të obezitetit. Krahasuar me gratë që nuk flinin me dritë ndezur të televiziorit patën 17% më shumë gjasa ë shtonin 5 kile ose më shuam gjatë pesë viteve të ardhshme. Gjithashtu 22% më shumë gjasa për tu bërë obeze.

Sipas profesor Malcolm von Schantz nga Universiteti i Surrey thotë: Gjetjet nga ky studim kanë kuptim të përsosur biologjik. Ne e dimë se drita në mbrëmje vonë ndikon në orën e trupit tonë. E dimë që drita natën vonë ndikon në metabolizmin tonë. Ndaj ky studim duhet marrë për bazë që njerëzit të shmangin dritën sidomos atë elektronike në dhomën e gjumit./ Metro/ Tiranapost.al. E.B

Image result for Leaving TV on while you sleep is making you fat